​Futre: Felix një ditë do ta fitojë Topin e Artë
BKT
Sport

​Futre: Felix një ditë do ta fitojë Topin e Artë

Legjenda e Atletico Madrid, Paolo Futre ka thënë që sulmuesi Joao Felix, është i destinuar për të fituar Topin e Artë.

Felix u transferua në Atletico Madrid gjatë afatit veror nga Benfica për vlerën 120 milionë euro dhe i ka impresionuar të gjithë.

Futre beson që një ditë portugezi do të jetë kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë. 

“Nuk kam dyshim që një ditë Joao Felix, do të jetë kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë”, deklaroi ai.

Javën e kaluar ishte e konfirmuar se Felix është ndër 30 të nominuarit për të fituar Topin e Artë këtë vit.