Prishtina triumfon në derbin kundër Dritës
BKT
Sport

Prishtina triumfon në derbin kundër Dritës

Prishtina ka shënuar fitore në derbin e javës së 11-të në Ipko Superligë, duke e mposhtur Dritën, me rezultat 1:0.

Golin e fitores për bardhekaltrit e kryeqytetit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” e realizoi Armend Thaçi, në minutën e 82-të, kur e shndërroi në gol një asistim të Mankendas. Prishtina ishte më këmbëngulëse për të gjetur golin që nga fillimi i ndeshjes, teksa mysafirët nuk arritën po thuajse asnjëherë ta rrezikojnë portën e Visar Bekajt. Me këtë fitore skuadra e Armend Dallkut ngjitet në pozitën e katërt me një pikë më pak se Drita, e cila me këtë humbje mbetet në pozitën e tretë pas javës së 11-të.