Vashat e Prishtinës pësuan humbje të thellë nga Spartak Moska
BKT
Sport

Vashat e Prishtinës pësuan humbje të thellë nga Spartak Moska

Basketbollistet e Mabetex Prishtinës kanë pësuar humbje edhe në xhiron e dytë të Grupit B në EuroCup.

Pas humbjes nga MBA Moska në xhiron e parë, prishtinaset pësuan në shtëpi duke u mposhtur 63:126 nga Spartaku i Moskës. Për Prishtinën, kjo është hera e parë që po paraqitet në këtë garë, që është niveli i dytë evropian te femrat pas Euroligës. Në tabelën e këtij grupi, dy ekipet ruse prijnë me nga katër pikë, derisa Beshiktashi e Prishtina kanë nga dy pikë.