09:57 / 25.10.2019
13 vjet nga albumi i parë i Taylor Swift
Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, ka bërë 13 vjet kur ka publikuar albumin e saj të parë me emrin “Taylor Swift”.
Këtë e bëri të ditur vet këngëtarja me anë të postimi në rrjetin social 'Instagram'.
Swift ka thënë se është shumë e lumtur me mbështetjen e të gjithëve që i kanë dhënë deri tani.
“Ju më keni mbështetur gjithë këto vite, kjo më bëri të qëndroj besnike tek ai fëmijë që isha kur fillova”, ka shkruar Swift.
Ky album kishte 15 këngë, një ndër to janë Our Song, Stay Beautiful, Cold As You dhe Picture to Born.























