"Vendimi i Këshillit për negociatat,hipokrit dhe jashtëzakonisht i dëmshëm"
BKT
Shqipëri

"Vendimi i Këshillit për negociatat,hipokrit dhe jashtëzakonisht i dëmshëm"

Hungaria është e angazhuar të punojë në mbështetje të zgjerimit të Bashkimit Evropian, i cili është në interes të Evropës dhe Hungarisë, tha Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó të enjten në Tiranë, pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Szijjártó tha se, qasja e Këshillit Evropian dhe disa vendeve të Evropës Perëndimore, që çoi në ngecje në bisedimet e pranimit, ishte “hipokrite dhe jashtëzakonisht e dëmshme”.

Zgjerimi i vazhdueshëm i BE dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor janë në interesin strategjik dhe ekonomik të Hungarisë, tha Szijjártó në një konferencë për shtyp.

“Zvarritja e procesit mund të sjellë që Hungaria të ketë më pak mundësi të “mbështetet më pak tek  ato vende” në mbajtjen e valës tjetër të migracionit”, tha ai.

Hungaria ende shpreson të marrë portofolin e zgjerimit në Komisionin Evropian, tha Szijjártó, “pasi kjo do të ishte një mënyrë për të garantuar rigjenerimin e procesit të zgjerimit”.

Duke folur në një forum të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, Szijjártó kundërshtoi vendimin e BE për të shtyrë zgjerimin e BE dhe hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


MË SHUME NGA Shqipëri