Superliga rikthehet me sfida joshëse, spikat derbi i kryeqytetit
BKT
Sport

Superliga rikthehet me sfida joshëse, spikat derbi i kryeqytetit

Pas ndeshjeve të mes javës, Superliga do të vazhdojë me ndeshjet e javës së 12-të të cilat do të zhvillohen gjatë këtij vikendi, e ndeshje do të ketë edhe të hënë.

Nga dy ndeshje do të luhen çdo ditë, nesër gjatë ditës së shtunë, Vushtrria e pret Llapin në shtëpi, ndërsa në Skenderaj do të luhet derbi i Drenicës, ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit.

Të dielën zhvillohen dy ndeshjet tjera, ajo në Therandë, ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjinit si dhe Gjilani me Trepçën 89. Gjatë ditës së hënë do të zhvillohen ndeshjet e fundit të kësaj jave, ndërmjet Ferizajit dhe Dritës dhe derbi i kryeqytetit ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 14:00, vetëm derbi i kryeqytetit do të zhvillohen nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Superliga – Java e 12-të 

E shtunë:

14:00 Vushtrria – Llapi

14:00  Drenica  - Feronikeli

E diele:

14:00 Ballkani – Dukagjini

14:00 Gjilani – Trepça ‘89

E hënë

14:00 Ferizaj – Drita

18:00 Prishtina - Flamurtari