Pas ditëlindjes, Drake emocionon me shkrimin falënderues
BKT
Magazina

Pas ditëlindjes, Drake emocionon me shkrimin falënderues

Drake ka falënderuar të gjithë për urimet e bëra.

Drake dje kishte festuar ditëlindjen, hip-hop artisti ka mbushur 33 vite jetë.

Dhe për këtë ditë ‘Champagnepapi’ morri një seri urimesh të cilat kanë bërë artistin të ndjehet i privilegjuar.

Ai momente më parë ka bërë një postim në Instagram ku falënderon të gjithë për urimet.

“Kam kaluar shumë net gjatë këtyre 4 ose 5 viteve të fundit duke u ndjerë sikur njerëzit nuk më pëlqejnë ose më fajësojnë për gjëra jashtë kontrollit tim. Ndonjëherë do të vendosesha në këtë mentalitet për muaj me radhë. Sot u zgjova dhe shikova telefonin tim dhe kuptova se sa energji pozitive dhe sa lidhje të pathyeshme kam në jetën time nga njerëz të jashtëzakonshëm. Të gjitha mesazhet dhe postimet thjesht më kujtuan se jam i mbuluar në një batanije dashurie dhe mbështetjeje. Faleminderit për një ditë motivuese. Ju dua përgjithmonë”.


MË SHUME NGA Magazina