Manchester United dhe Barcelona pas yllit te Interit
BKT
Sport

Manchester United dhe Barcelona pas yllit te Interit

Dy gjigantët evropian janë vënë pas sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Edhe pse sulmuesi i Interit mund të ketë një klauzolë të lartë për tu paguar, kjo nuk ka penguar dy gjigantët evropian që të interesohen për 22 vjeçarin.

Siç raporton FC Inter News, drejtuesit e të dyja skuadrave tanimë kanë nisur bisedimet e para për argjentinasit, i cili cilësohet të këtë një të ardhme të ndritur. 

Argjentinasi ka pëlqyer një marrëveshje të mundshme me Barcelonën, ndërsa Manchester United e ka në krye të listës së tyre së bashku me Erling Haaland.