Klopp synon fitore ndaj Tottenhamit
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp insiston se Tottenham të mbetet një “skuadër e madhe”, pavarësisht mungesës së konsistencës së tyre që nga arritja në finalen e Champions League.
Spurs kanë rënë në vendin e shtatë në Premier League pasi nuk arritën të largohen nga zhgënjimi i humbjes së tyre 2-0 ndaj Liverpool në qershor.
Liverpool, ndërkohë, ka ruajtur vrullin nga sezoni i kaluar dhe kryeson në Premier League duke fituar tetë nga nëntë ndeshjet nga fillimi i këtij sezoni.
Tottenham udhëton në Anfield të dielën, për t’u përballur me kampionët evropianë.
“Ky është një motivim tjetër shtesë për të vënë në rregull disa gjëra, kjo është gjithçka e qartë, por në fund të fundit është një ndeshje futbolli midis dy skuadrave vërtet të mira”, deklaroi Klopp.























