Muller kërkohet nga gjigantët anglezë
BKT
Sport

Muller kërkohet nga gjigantët anglezë

Thomas Muller ka mbetur jashtë planeve të trajnerit Niko Kovac dhe ndonëse ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021 me Bayernin e Mynihut, po mendon largimin që në merkaton e janarit.

Sipas “Daily Mail”, klubi anglez ka nisur kontaktet me menaxherët e fantazistit gjerman dhe duket se edhe vetë Muller është i joshur për të provuar një aventurë jashtë Gjermanisë, për më tepër në një klub si United.

Futbollisti 30-vjeçar është rritur në ekipet e moshave të Bayernit dhe prej vitit 2008 luan në skuadrën e parë, ku është aktivizuar për 326 takime gjatë kësaj kohe, ku ka shënuar edhe 110 gola.

Megjithatë Muller shpreson ende në një thirrje në Kampionatin Europian të vitit 2020, ndaj do të mirëpriste një transferim në një klub ku të mund të luante rregullisht.