15:31 / 26.10.2019
City mposht Aston Villën, ngjitët në pozitën e dytë
Manchester City ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për të mbrojtur titullin e kamponit në Premier League, raporton RTKLive.com.
“Qytetarët” mundën Aston Villa, me rezultat 3-0, të shtunën në kuadër të elitës së futbollit angleze.
Sterling (46’), De Bruyne (65’) dhe Gundogan (70’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës.
Pas kësaj fitore, City ka tubuar 22 pikë, tri më pak se lideri i tabelës, Liverpool, kurse, Aston Villa renditet e 13-të me 11-të pikë.























