​Drenica i prish planet “Niklit”, Vushtrria i tregon forcën Llapit
BKT
Sport

​Drenica i prish planet “Niklit”, Vushtrria i tregon forcën Llapit

Drenica ka triumfuar në derbin e Drenicës, duke mundur Feronikelin, derisa edhe Vushtrria tregon forcën kundër Llapit, raporton RTKLive.com.

Drenica më golin e Qemail Elshanit në minutën e 5-të, mposhti kampionët në fuqi të Kosovës, duke bërë hapin e madh në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme. Ndërkaq, “Nikli”, që kishte një paraqitje mjaft të zbehte në këtë duel, bën një hap prapa në garën për kreun e tabelës.

Më këtë trepikësh, Drenica ngjitët në pozitën e shtatë me 17-të pikë, dy me pak se Feronikeli që zë vendin e gjashtë.

Ndërkohë, Vushtrria ka ndalur Llapin, duke e mposhtur minimalisht prej 1-0, në sfidën e luajtur në “Ferki Aliu”.

Lamcaj në minutën e 26-të shënoi golin e fitores për vushtrriasit, të cilët në duel me llapjanët marrin tri pikë të arta në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Pas kësaj fitore, Vushtrria renditet e 11-të me nëntë pikë të tubuara, derisa Llapi është e pesta me 10 pikë.