Phoenix befason Clippers
BKT
Sport

Phoenix befason Clippers

Clippers, skuadra që po favorizohet për të fituar edhe titullin e kampionit këtë edicion, është rrëzuar në ndeshjen e tretë, duke pësuar me rezultatin 130:122

Suns e nisën më mirë në çerekun e parë, duke e mbyllur ¼ e ndeshjes me rezultatin 26:22.

Skuadra nga LA u paraqit më mirë në qerekun e dytë, të cilin e fitoi me rezultatin 29:33, shkruan lajmi.net.

Por, pjesa e dytë i takoi Phoenix, të cilët fituan dy qerekët e mbetur (36:30 dhe 39:37), për rezultatin final 130:122.

Më i miri në këtë takim ishte Booker, i cili regjistroi 30 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime, duke u treguar i saktë në 10 tentime nga 20 (loja e hapur).

Booker gjithashtu e ngarkoi Beverley me gjashtë gabime personale, për ta larguar nga loja.