​Suso drejt largimit, Milani kërkon një tjetër spanjoll
BKT
Sport

​Suso drejt largimit, Milani kërkon një tjetër spanjoll

Suso është vënë në qendër të zemërimit të tifozëve të Milanit që e duan jashtë skuadrës së tyre sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi sulmuesi ka zhgënjyer jo pak me paraqitjen e tij gjatë ndeshjeve të fundit.

Një situate e vështirë për t’u menaxhuar si nga lojtari ashtu edhe nga drejtuesit, kështu që mundësia për një largim të spanjollit gjatë merkatos së janarit është më se i mundshëm, teksa Milani kërkon ta zëvendësojë numrin 8 me një lojtar me kualitet.

Sipas mediave italiane, ideja e kuqezinjve është të rrëmbejnë Pedro Rodriguez. Ish-lojtari i Barcelonës, nuk bën pjesë në projektin e trajnerit të Chelsea, Lampard dhe duke konsideruar që kontrata i skadon në qershor të 2020 largimi i tij nga Blutë është më se i mundshëm që në janar.