Trepça ’89 ndal Gjilanin, s’gabojnë Ballkani e Drita
Gjilani është ndalur nga Trepça ’89, derisa pikët të mëdha këtë fundjave, kanë arkëtuar edhe Ballkani dhe Drita, raporton RTKLive.com.
Trepça ’89 e ka mposhtur Gjilanin, me rezultat 0-2, të dielën në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, në kuadër të javës së 12-të të IPKO Superliga e Kosovës në futboll.
Manaj (62’) dhe Hoti (66’), shënuan nga një gol për fitoren e “minatorëve” që tani ikin nga zona e rrezikshme.
Ndërkohë, Drita në udhëtim mundi Ferizajn, me rezultat 0-2, duke bërë hapin e madh në garën për kreun e tabelës. Bujar Shabani (63’) dhe Betim Haxhimusa (70’), u përkujdesën për fitoren e gjilanasve.
Ndërkohë, Ballkani ka vazhduar me formën e mirë, duke e mposhtur Dukagjinin bindshëm prej 3-0. Baftiu (18’), Hoxha (22’) dhe Topalli (45’), realizuan nga një gol për fitoren e madhe të skuadrës së Ismet Munishit, e cila tani “blindon” kreun me 26 pikë, dy më shumë së Drita që renditet e dyta.























