16:58 / 27.10.2019
Ja si duket tabela e Superligës pas tri sfidave të zhvilluara sot
Kanë përfunduar edhe tri ndeshje në javën e 12-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani është mposhtur nga Trepça’89, gjë që ka bërë të humbasë kreun e tabelës.
Mirëpo, një gabim të tillë nuk e kanë bërë Drita dhe Ballkani, të cilët arritën të fitojnë nga tri pikë.
Pas këtyre tri ndeshjeve të zhvilluara, Ballkani rrëmben kreun e tabelës me 26 pikë, dy më shumë se Drita në vendin e dytë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë.
























