Granada përsëri në krye të La Ligës, Espanyol befason Levanten
BKT
Sport

Granada përsëri në krye të La Ligës, Espanyol befason Levanten

Granada dhe Espanyol kanë regjistruar fitore minimale në javën e dhjetë të La Ligës spanjolle në futboll.

Të përzgjedhurit e trajnerit Diego Martines mposhtën Betis me rezultat 1-0 për të marrë pozicionin e parë në tabelë nga Barcelona, e cila ka më pak ndeshje.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Alvaro Vadillo në minutën e 61-të.

Betis kishte dy shanse të mëdha përmes Emerson dhe Sergio deri në fund të ndeshjes, por nuk pati asnjë ndryshim në rezultatin.

Një surprizë e madhe ndodhi në Valencia, ku lojtarët e Espanyol mposhtën Levante me golin e Bernardo Espinosa në minutën 38.

Në ndeshjen e tretë të ditës së sotme Celta pësoi para shikuesve të vet nga Real Sociedad me rezultat 0:1. Golin e vetëm e shënoi Isac tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Sonte luajnë edhe Sevilla – Getafe dhe Osasuna – Valencia, transmeton KosovaPress.

Dje: Leganes – Mallorca 1:0 (1:0)

(Brightwhite 31)

Valladolid – Eibar 2:0 (2:0)

(Guardiola 10, Salisu 39)

Atletico (M) – Athletic (B) 2:0 (1:0)

(Saul 28, Morata 64)

Të premten:

Villarreal – Alaves 4:1 (1:0)

(Ekambi 13, 65, Moreno 84, Ontiveros 90+1 – Peres 50)