Sali Berisha pret Albin Kurtin, ia uron fitoren e Vetëvendosjes
BKT
Lajme

Sali Berisha pret Albin Kurtin, ia uron fitoren e Vetëvendosjes

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha përmes një shkrimi dhe disa imazheve të postuar në faqen zyrtare Facebook ka folur rreth takimit me liderin e VV-së, Albin Kurti.

Berisha ka thënë se në këtë takim, Kurtit i ka uruar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, derisa kanë folur edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në interes të të dyja vendeve.

Ky është postimi i tij i plotë:

Takim me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe kryetarin e Levizja Vetëvendosja, zotin Albin Kurti!

Të dashur miq, sot prita në një takim kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe Kryetarin e Lëvizjes Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjtë Liburn Aliu, deputet i kësaj partie dhe Arbër Zaimi këshilltar i kryetarit të LVV.

Në këtë takim i shpreha dhe njëherë zotit Kurti urimet e përzemërta për fitoren e tij dhe Lëvizjes Vetëvendosja në zgjedhjet e fundit paralamentare në Kosovë duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetarët e Kosovës me votën e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin për udhëheqjen e vendit në rrugën e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.

Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin midis Shqiperisë dhe Kosovës në interesin më të mirë të dy vendeve dhe të kombit tonë si dhe bashkëpunimit rajonal.

Takimi ishte i hapur dhe miqësor!

 

 


MË SHUME NGA Lajme