Roma mposht Milan
BKT
Sport

Roma mposht Milan

Futbollistët e Romës kanë shënuar fitore të vështirë kundër Milan me rezultat 2:1, në kuadër të javës së nëntë të Serie A.

Golat për skuadrën vendëse i shënuan Dzeko në minutën 38 dhe Zaniolo ’58, teksa për mysafirët shënoi Hernandez në minutën 55.

Kjo është fitorja e katërt për ‘ujkonjën’, e cila në tabelë renditet në vendin e pestë me 16 pikë, derisa Milan vazhdon të mbetet në pjesën e poshtme, përkatësisht pozitën 12 me vetëm dhjetë pikë të grumbulluara.