Borussia Monchengladbach përmes Frankfurtit deri në krye të Bundesligës
Futbollistët e Borussia Monchengladbach mposhtën Eintracht Frankfurt me rezultat 4:2 dhe kanë marrë kreun e renditjes në tabelë.
Golat për vendësit i shënuan Thuram 28, Wendt 45+2, Elvedi 75, Zakaria 85, ndërsa për mysafirë Da Costa ‘59 dhe Hinteregger ’79.
Të përzgjedhurit e trajnerit Mark Rose arritën kështu deri te fitorja e gjashtë nga gjithsej 9 ndeshje në Bundesligë dhe kanë 19 pikë, një më shumë se Bayern në vendin e dytë.
Në ndeshjen e partë të ditës së sotme Wolfsburg dhe Augsburg luajtën baras, pa gola.
Dje:
Bayern - Union Berlin 2:1 (1:0)
(Pavar 13, Levandowski 53 - Polter 86p)
Freiburg - Leipzig 2:1 (1:0)
(Hoffler 45+2, Petersen 90 - Klostermann 90+2)
Herta - Hoffenheim 2:3 (0:2)
(Lukebakio 53, Kalu 69 - Lokadia 33, Kramariq 38, Hubner 79)
Paderborn – Dusseldorf 2:0 (1:0) (Sabiri 43, Schonlau 64)
Schalke - Borusia (D) 0:0
Bayer- Verder 2:2 (1:2)
(Toprak 4ag, Alario 58 – Rashica 40, Klasen 48)
Të premten:
Meinz - Koln 3:1 (1:1)
(Boetius 21, Quaison 57, Oztunali 82 - Terode 14)























