23:18 / 27.10.2019
United nuk heq dorë nga Haaland
Manchester United vazhdon të ketë interesim për sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland.
Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” duan ta blejnë norvegjezin gjatë afatit dimëror, me shpresën për t’u rikthyer në formën e duhur.
Po sipas këtyre raportimeve, klubi anglez është i gatshëm të paguajë rreth 50 milionë euro, transmeton KosovaPress.
Klubet e tjera të interesuara për shërbimet e Haaland janë edhe Napoli, Real Madrid dhe Liverpool.
Haaland këtë sezon ka shënuar 17 gola në të gjitha garat.























