06:30 / 28.10.2019
Sot dorëzohen 102 kallëzime penale ndaj serbëve për krime lufte
Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99” sot do të dorëzojë kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.
Dorëzimi i padive dhe dokumenteve bëhet sot në Departamentin e Krimeve të Luftës në Prishtinë, në ora 11.00, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.























