Shqipëri, kuvendi mblidhet sot në Seancë Plenare
BKT
Shqipëri

Shqipëri, kuvendi mblidhet sot në Seancë Plenare

Seanca e sotme i dedikohet diskutimit të çështjeve të evidentuara nga zgjedhësit.

Bazuar në urdhrin e  Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, rendi i seancës së sotme nis me  miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2019

Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend.

Dhe më pas me diskutimin e çështjeve të evidentuara nga zgjedhësit.

Diskutimet nuk duhet të jenë më shumë se 4 orë. Koha e diskutimeve ndahet në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetin e pavarur ose deputetin jashtë grupeve parlamentare.

Koha e diskutimit brenda shumicës ose pakicës ndahet për sa është e mundur në proporcion me madhësinë e grupeve dhe numrin e deputetëve të pavarur ose deputetëve jashtë grupeve parlamentare.


MË SHUME NGA Shqipëri