Sevilla fiton, Valencia në telashe
BKT
Sport

Sevilla fiton, Valencia në telashe

Futbollistët e Sevilla dhe Osasuna regjistruan fitore në raundin e dhjetë të Primera spanjolle.

Skuadra e trajnerit Julen Lopetegi mposhti Getafe 2-0 me golat në pjesën e dytë, të shënuar nga Hernandez në minutën 69 dhe Ocampos 11 minuta më vonë.

Humbja e tretë nga dhjetë ndeshje në sezon e Valencias u shkaktua nga skuadra e Osasuna, e cila festoi në shtëpi 3: 1.

Skuadra vizitore u mposht edhe pse ishte e para që shënoi përmes Rodrigo në minutën e 14-të, por ai mori një karton të kuq 15 minuta më vonë dhe ekipi i tij mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Osasuna e shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë duke shënuar golin e parë për barazim përmes Oier në minutën 34.

Garcia solli vendësit për herë të parë në epërsi në minutën 48, derisa fitoren për ekipin vendës e vulosi Estupinan dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.