10:25 / 28.10.2019
United nuk heq dorë nga Sancho
Manchester United është duke u munduar ta transferojë yllin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
United këtë sezon është në formë jo të mirë dhe ka nevojë për sulmues, në mënyrë që të rikthejë formën e duhur.
Sancho është një ndër lojtarët më të talentuar në botë për momentin dhe shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë duke punuar që të transferojnë 19-vjeçarin në “Old Trafford”, gjatë afatit dimëror.
Futbollisti anglez ka luajtur në Premier Ligë te kampioni i Anglisë, Manchester City para dy sezoneve.























