Gucati: Kurti ta mbajë fjalën, ta shfuqizojë Specialen
BKT
Lajme

Gucati: Kurti ta mbajë fjalën, ta shfuqizojë Specialen

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga kandidati kryesor për postin e Kryeministrit, Albin Kurti, që ta mbajë premtimin e dhënë dikur për Gjykatën Speciale.

“Kurti ka thënë në Parlament se kur të bëhet Kryeministër do ta shfuqizojë Gjykatën Speciale. Ai do ta ketë mbështetjen tonë të plotë dhe i kërkojmë që ta mbajë premtimin e dhënë dhe se poashtu nuk do t’i dërgojë veteranët e luftës në këtë gjykatë”, ka thënë Gucati, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se nuk beson megjithatë se diçka e tillë mund të ndodhë në të ardhmen.

“VV nuk mund ta zhbëjë këtë gjykatë sepse në koalicion pretendojnë të jenë më LDK-në e cila ka qenë idhtare e formimit të saj”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme