FBI-ja shoqëron Eminemin
BKT
Magazina

FBI-ja shoqëron Eminemin

Që Eminem nuk kishte ndonjë mendim të mirë për presidentin Donald Trump, kjo dihej. Por askujt nuk i kishte shkuar në mendje, thonë mediet e huaja, se tekstet e reperit, të cilësuara si “kërcënuese“ në drejtim të kreut të shtetit, do të tërhiqnin vëmendjen e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat e paskan marrë në pyetje këngëtarin në janarin e vitit 2018.

Lajmin e bëri të ditur tani sajti i informative “BuzzFeed”, i cili ka gjetur disa dokumente që dëshmojnë marrjen në pyetje të Eminemit.

Këngët e shënjestruara ishin “Framed”, ku emri i vajzës së Trumpit, Ivanka, shfaqet në një fjali me përmbajtje të dhunshme dhe “The Storm”, i regjistruar për “BET Hip Hop Awards 2017”. “Framed“ është pjesë e albumit “Revival”, ky reperi vihet në rolin e një “serial killer-I” me personalitet të shumëfishtë, i cili pyet veten se si përfundoi në bagazhin e makinës së tij trupi i Ivanka Trumpit.

Image


MË SHUME NGA Magazina