Situata politike, dy raporterë të KiE vizitojnë sot Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Situata politike, dy raporterë të KiE vizitojnë sot Shqipërinë

Dy bashkëreporterë të Këshillit të Evropës, do të zhvillojnë një vizitë faktmbledhëse në Shqipëri.

Gjermani Andrej Hunko dhe irlandezi Joseph O’Reilly bashkë-raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria, do të bëjnë një vizitë fakt-mbledhëse në Tiranë nga 28 deri më 30 tetor.

Diskutimet do të përqendrohen kryesisht në situatën aktuale politike, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e mediave.

Në Tiranë, Hunko dhe  O’Reilly do të takohen, veçanërisht me Kryeministrin, Kryetarin i Parlamentit, anëtarët të kabinetit të Presidentit të Republikës, drejtuesit e partive politike, autoritetet gjyqësore, dhe përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bashkësisë ndërkombëtare dhe shoqërisë civile. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri