Cakaj: Shqipëria, një prej kontribueseve më të mëdha brenda NATO-s
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në takim drejtorin e Zyrës së Sigurisë së NATO-s, Donald Gonneville.
Në fokus të bisedimeve të takimit ishte rëndësia e unitetit të Aleancës përballë çështjeve si terrorizmi apo kërcënimet hibride.
Ministri Cakaj u shpreh se përmbushja e këtij synimi kërkon angazhim të shtuar të gjithë vendeve anëtare të Aleancës.
“Shqipëria do të arrijë objektivin e përcaktuar në Samitin e Brukselit për ndarjen e 2% të GDP-së për shpenzimet në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2024”, tha Cakaj.
Në përmbyllje të takimit kryediplomati shqiptar i konfirmoi Donald Gonneville se Shqipëria do të përqafojë përmbajtësisht çdo vlerë të Aleancës dhe do të mbetet një prej kontribueseve më madhore brenda saj.























