12:39 / 28.10.2019
Rakitiq gati të dëgjojë ofertën e United
Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiq është i gatshëm të dëgjojë ofertën nga Manchester United.
Juventusi dhe Interi janë në garë për kroatin, por United është duke shfaqur interesim që disa muaj.
Sipas mediave angleze United kërkon ta transferojë Rakitiq brenda afatit dimëror.
Javën e kaluar kroati ka thënë se ishte i lidhur me një kalim te AC Milan ose PSG dhe është i gatshëm të dëgjojë oferta nga klubet e tjera pasi dëshiron të luaj më shumë.























