Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Anton Çivlaku, i cili do të flasë rreth artit të filgranit.

Për të folur për nisjen e peticionit kundër ndërtimit të hidrocentraleve, do të jetë e ftuar Diana Metushi Krasniqi nga Koalicioni i organizatave jo qeveritare.

Në lidhje direkte do të jetë Darsei Rizaj i cili do të flasë për ditën e internetit.

Gjithashtu, lidhje direkte do të jetë Ilir Abdullahu Kryeshef ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, i cili do të na njoftoj për nivelin e ujit në liqenin e Badocit, i cili ka rënë dukshëm.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme