Në ditëlindjen e 45-të të Phoenix, sjellim disa thënie më të mira të filmit
BKT
Magazina

Në ditëlindjen e 45-të të Phoenix, sjellim disa thënie më të mira të filmit

Joaquin Phoenix është aktualisht kryetemë mediave për arsye të shumta. Ai është duke e shijuar suksesin e madh të filmit “Joker” që pos pëlqimit nga fansat, ka marrë edhe kritika të shumta pozitive për portretizimin e tij.

Aktori është i njohur për masat ekstreme që i ndërmerr për ekzekutimin sa më të mirë të rolit, ndërsa për këtë film, ai kishte bërë një transformim të madh në fizikun e tij duke humbur shumë në peshë.

Gjatë karrierës, ylli hollivudian ka luajtur në filma mjaft të suksesshëm, duke përmendur “Gladiator”, “Walk the Line”, “Her” e të tjerë. Sot (28 tetor), Phoenix i ka mbushur 45 vjet dhe me këtë rast jua sjellim disa prej thënieve më të mira filmike, natyrisht duke i përfshirë edhe ato te “Joker”:

-Kam menduar se jeta ime ishte një tragjedi, por tash e di se është një komedi (“Joker”).

“Joker” është bërë një prej filmave më të suksesshëm të momentit në ‘box-office’. Phoenix ka bërë një interpretim të mrekullueshëm në film dhe është pamundur që të mos ndjesh dhembshuri për karakterin e tij, Arthur Fleck, që shfaqet me probleme mendore.

-Ambicia mund të jetë një virtyt kur na shtyn të shkëlqejmë. Shkathtësi. Kurajë. Ndoshta jo në fushëbetejë, por ka shumë forma të kurajës (“Gladiator”).

-Nganjëherë mendoj se kam ndier gjithçka që do të ndjej ndonjëherë. Dhe tash e tutje nuk do të ndjej asgjë të re, vetëm versione më të vogla të asaj që kam ndier deri më tani (“Her”).

-Meqë je e imja, po e kontrolloj veten (“Walk The Line”).

-Nuk e di se çfarë të kam thënë, por nëse ke punë për mua, unë do ta kryej atë.


MË SHUME NGA Magazina