09:19 / 29.10.2019
David dhe Lily zyrtarizojnë lidhjen edhe në `Instagram`
David Harbour dhe Lily Allen, e kanë zyrtarizuar lidhjen në "Instagram".
Aktori 44 vjeçar dhe artistja 34 vjeçare, pozuan së bashku dhe imazhi u postua në 'Instagram'.
“Princi, princesha dhe vendparkimi”, shkroi David poshtë fotografisë.
David Harbour dhe Lily Allen janë lidhur që nga fillimi i gushtit kur edhe u panë bashkë në Londër, Angli dhe së fundmi bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Champions of Change Gala.























