11:06 / 29.10.2019
Befason Enrique Iglesias: Vallëzon me flamurin kuq e zi
Enrique Iglesias është një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku. Ai është shumë aktiv me koncerte, duke i mbajtur ato sa në një shtet në një shtet tjetër të botës.
Së fundmi, Enrique ka kënduar në Selanik të Greqisë, ku ka elektrizuar skenën.
Mirëpo, në një moment gjatë performancës së këngëtarit një fans ia ka hedhur në skenë flamurin shqiptar dhe Enrique e ka marrë dhe e ka valëvitur disa herë.
Ky gjest ka lumturuar të gjithë shqiptarët, të cilët nuk kanë nguruar ta fotografojnë.
Edhe moderatorja Fjodora Fjora nuk e ka shmangur këtë moment. Ajo e ka postuar foton e Enriques në Instastory duke shkruar: “Ja dhe Enrique kuqezi”.
























