12:09 / 29.10.2019
Vedat Muriqi shfaq talentin e tij edhe në basketboll
Vedat Muriqi, sulmuesi i Fenerbahces dhe Kosovës po kalon në formë jetësore së fundi.
Tashmë interesim për të kanë shfaqur shumë skuadra të ndryshme në ligat më të forta të Evropës.
E pos futbollit, Muriqi ka shfaqur talent edhe në një sport tjetër.
Së fundmi është duke qarkulluar një video ku shihet Muriqi duke ushtruar edhe në sportin e basketbollit.
Këto ushtrime padyshim se atij do t’i bëjnë mirë në përgatitjet për ndeshjet e radhës.























