Giggs: Solskjaer ka nevojë për lojtarë me kreativitet
Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs ka thënë se trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer duhet të transferojë lojtarë me kualitet.
Giggs ka kaluar 23 vjet në “Old Trafford” dhe është duke u munduar t’i ndihmojë klubit anglez për t’u rikthyer në formën e duhur.
United ka pasur një fillim të dobët në sezon ndërsa në dy ndeshjet e fundit ka filluar ‘të kthjellet’.
Giggs ka thënë se tekniku norvegjez duhet të blejë lojtarë me kreativitet, pasi kjo gjë po iu mungon.
“Duhet të transferojnë lojtarë me kualitet. Nuk kanë në klub lojtarë me kreativitet. Këtë gjë besoj që e di edhe Ole. Ka blerë tre lojtarë, të cilët janë duke ia dalë shumë mirë. Klubi duhet t’i japë më shumë para për lojtarë të tjerë. Transferimi i pesë ose gjashtë lojtarëve tjerë do të bënte ndryshimin”, deklaroi ai.
United për momentin është në vendin e shtatë në tabelë me 13 pikë, ndërsa në ndeshjen e radhës është mysafir i Bournmouth.























