15:47 / 29.10.2019
Guardiola ankohet se nuk shijoi arritjet në Barcelonë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka pranuar se nuk ka arritur t’i festojë fitimin e trofeve në Barcelonë.
Guardiola ka arritur me klubin blaugranas të fitojë çdo trofe të mundshëm.
Tekniku spanjoll ka pranuar se nuk ka pasur kohë për t’u kënaqur me trofetë që kishte fituar, pasi dëshironte të fitonte më shumë.
“Mes dy ndeshjeve nuk kishte kohë për t’u kënaqur. Ishim grup i mirë i miqve të cilët dilnim për drekë. E dinim si t’ia bënim që të kishim komplimente. Çdo gjë shkonte mirë, por duke provuar të fitojmë çdo gjë nuk kam arritur të kënaqëm”, deklaroi ai.
Guardiola për momentin është në stolin e Manchester Cityt, klub me të cilin është në vendin e dytë në tabelë me 22 pikë.























