​Joël Matip jashtë terrenit gjashtë javë
BKT
Sport

​Joël Matip jashtë terrenit gjashtë javë

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joël Matip nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë shokët e tij të skuadrës deri të paktën në mesin e dhjetorit.

Sipas mediave ishullore, Matip, i cili dëmtoi gjurin në një ndeshje me Sheffield United në shtator, nuk po ndihet ende mirë.

Shërimi nuk po shkon ashtu siç e prisnin në ekipin mjekësor të liderit të Premier Ligës dhe tani ata janë të sigurt se ai do të humbasë ndeshjen derbi kundër Manchester Cityt më 10 nëntor.

Jo vetëm kaq, besohet se braziliani do të jetë jashtë fushës në gjashtë javët e ardhshme.

Për shkak të mungesës së tij, menaxheri Jurgen Klopp duhet të mbështetet te Dejan Lovren, i cili tani është partneri i Virgil van Dyck në pozicionin e mbrojtësit.

Liverpooli pret Aston Villa fundjavën e ardhshme në Premier Ligë.