Kurti: Serbëve në Kosovë t`ua heqim frikën nga Beogradi
BKT
Lajme

Kurti: Serbëve në Kosovë t`ua heqim frikën nga Beogradi

Lideri i Lëvizjea Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se si qeveri e ardhshme duhet të ndjejnë përgjegjësinë që serbëve të Kosovës t’ua largrohet frika nga Beogradi.

Ai ka folur në “New Bugajski Hour”.

“Në Kosovë tani i kemi 130 mijë serbë. Mbi dy të tretat e tyre jetojnë në jug të lumit Ibër, në Kosovë. Por, përveç kësaj, një moment kohor që më bëri të kuptoj se ndoshta e kemi negluzhuar tejmase çështjen e serbëve lokalë ka një datë të posaçme, 23 dhjetor 2015. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që theksonte se Asociacioni me Shumicë të Komunave Serbe është antikushtetues.  Të nesërmen nuk kishte fare protesta nga serbët e Kosovës. Pra nuk është se ata e dëshironin këtë, ishte Beogradi. Por ata thjesht frikësoheshin”, ka thënë ai. ”Unë mendoj se ne si shumicë shqiptare dhe ne si shtet i Kosovës, si qeveri e ardhshme, kemi përjegjësinë për t’i mbrojtur serbët, ashtu që ata ta largojnë këtë frikë nga Beogradi”.    


MË SHUME NGA Lajme