Moti sot në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë nga Evropa veriperëndimore të cilat do të japin impakt në ditët e ardhshme në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke sjellë reshje shiu.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu  në zonën Jugperëndimore në pjesën e dytë të ditës në formën e stuhive dhe shkarkesave elektrike.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 7m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,5- 0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  4/21°C

Zonat e ulëta 7/25°C

Zonat bregdetare 12/24°C


MË SHUME NGA Shqipëri