Basha paralajmëron: Durimit po i vjen fundi, PS të reflektojë
Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se ka ardhur koha që të merren vendime të duhura për Shqipërinë.
Në një komunikim me gazetarët nga selia e PD, kreu i opozitës i bëri thirrje qeverisë që të reflektojë, pasi durimit po i vjen fundi.
"Nuk është kurrë vonë për të reflektuar, ndaj dhe thirrja ime ndaj PS është të reflektojë sa nuk është vonë. Kjo nuk është një situatë që mund të vazhdojë pa fund. Ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë jo vetëm për reformën elektorale, por edhe për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurt që edhe durimit të njerëzve po i vjen fundi dhe as Rama dhe askush tjetër nuk duhet të mendojë se të vazhdojë ta trajtojë Shqipërinë si çifligun e vet dhe shqiptarët si bujkrobërit e vet", tha Basha, tranmeton oranews.
Basha përsërit qëndrimin e opozitës se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.























