Fleckenstein: Nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të KE-së
“Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave. Shqiptarët i meritojnë ato”.
Kështu shprehet ish euro-deputeti i SPD-së dhe zëdhënësi i Punëve të Jashtme për socialdemokratët në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.
Fleckenstein thekson se do të vizitojë Tiranën ku do të marrë pjesë në Forumin e Ndërlidhshmërisë dhe do të takohet me politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit.
“Ende i angazhuar! Në rrugën time për në Tiranë. Mezi presim Forumin e Ndërlidhshmërisë në Tiranë për të takuar politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit. Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Evropian. Njerëzit e Shqipërisë e meritojnë atë”, thekson Fleckenstein.























