Selena Gomez punoi katër vjet për albumin e ri
BKT
Magazina

Selena Gomez punoi katër vjet për albumin e ri

Selena Gomez bëri një fytyrë qesharake kur u takua me disa fansa të saj jashtë një hoteli në New York.

Këngëtarja 27 vjeçare ishte rrugës për një intervistë për të folur për këngët e saj të reja.

Selena foli për albumin e saj të ri për të cilin u deshën katër vjet.

“Unë kam punuar në album për katër vjet. Nuk doja të lëshoja ndonjë gjë pa e ndjerë se ishte koha e duhur. Kam mësuar shumë nga albumi i fundit dhe atë kam dashur ta shndërroj në diçka të mirë”, tha ajo.

Selena vazhdoi: “Unë fillova të them gjëra në një mënyrë që kurrë nuk kam qenë në gjendje t’i artikuloj ato më parë, kështu që ndodhi saktësisht kur edhe duhej”.

selena gomez purple blazer album talk 024378515

 


MË SHUME NGA Magazina