12:20 / 30.10.2019
Negociatat, Hungaria: Trishtuese që populli shqiptar duhet të presë
Ambasadori i Hungaresi në Shqipëri, Lorent Balla shprehet i zhgënjyer nga vendimi i Këshillit Evropian për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
"Hungaria mbështet të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne jemi të zhgënjyer për mos hapjen e negociatave, jemi të trishtuar se populli shqiptar duhet të presë vazhdimisht. Shqipëria ka një histori evropiane. Ne do të bëjmë çmos që Shqipëria dhe populli mos humbasë shpresë", ka thënë Lorant Balla, transmeton oranews.
Deklarata u bë gjatë ceremonisë për përkujtimin e revolucionit hungarez.























