Klubi francez pas Giroud
BKT
Sport

Klubi francez pas Giroud

Lyon është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.

Sipas mediave franceze, Lyon ka kontaktuar 33-vjeçarin për një transferim të mundshëm në afatin dimëror.

Futbollistit francez i përfundon kontrata në fund të sezonit, por mund të rikthehet në Francë në janar.

Ky transferim mund të dështojë pasi trajneri Frank Lampard, ka thënë se nuk dëshiron ta humbasë lojtarin, i cili ka një rol të rëndësishëm në skuadër.

Chelsea sot do të luajë kundër Manchester United në Carabao Cup, por sipas disa raportimeve Giroud nuk do të jetë në formacionin e parë.