​Mount: Jemi duke iu treguar të gjithëve çfarë jemi në gjendje të bëjmë
BKT
Sport

​Mount: Jemi duke iu treguar të gjithëve çfarë jemi në gjendje të bëjmë

Mesfushori i Chelseas, Mason Mount ka thënë se është i lumtur me fillimin e sezonit nën urdhrat e trajnerit Frank Lampard.

Chelsea është në formë të mrekullueshme pasi nuk di për humbje në shtatë ndeshjet e fundit.

Futbollisti anglez ka thënë se janë duke iu treguar të gjithëve se çfarë janë në gjendje të bëjnë “blutë e Londrës”. 

“Trajneri na ka treguar se nuk do të kemi ndonjë shans vetëm pse jemi të rinj, duhet ta fitojmë këtë gjë. Fansat kanë kërkuar lojtarë anglezë në fushë dhe këtë gjë jemi duke bërë. Njerëzit në fillim të sezonit thanë se nuk do t’ia dalim nëse nuk transferojmë lojtarë, por jemi duke iu treguar se janë gabim”, deklaroi ai.

Chelsean sot e pret një ndeshje e vështirë kundër Manchester United në kuadër të Carabao Cup.