Hazard: Zidane i kupton lojtarët
BKT
Sport

Hazard: Zidane i kupton lojtarët

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard ka thënë se trajneri Zinedine Zidane i kupton lojtarët.

Ka pasur spekulime që Zidane do të largohet nga stoli i “Los Blancos”, për shkak të rezultateve jo të mira në fillim të sezonit.

Mirëpo, belgu mendon se tekniku francez është trajner i mirë pasi arrin t’i kuptojë lojtarët. 

“Për të gjithë në futboll, Zidane i emociononte kur luante. Të gjithë e kanë dashur kur ka luajtur. Kur isha fëmijë e doja dhe dëshiroja të bëhesha sikur ai. Pasi u pensionua, nuk mendoja se do të bëhej trajner brenda një kohe të shkurtër. Të kesh idolin si trajner dhe të mësosh nga ai, më bën të lumtur. Është i sinqertë dhe bisedon kur ke nevojë, e di çfarë lojtarët kërkojnë”, deklaroi ai.

Reali sot do të luajë kundër Leganes në kuadër të La Liga së Spanjës në futboll.