Lampard: Kisha mundësinë për të shitur Zouman
BKT
Sport

Lampard: Kisha mundësinë për të shitur Zouman

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka pranuar se ka pasur mundësinë për ta shitur qendërmbrojtësin Kurt Zouma.

Zouma ishte huazim tek Everton sezonin e kaluar dhe klubi ka shfaqur interesim për shërbimet e tij. Por, tekniku anglez që erdhi në stol gjatë afatit kalimtar ka refuzuar këtë mundësi. 

“Ka qenë fantastik. Kishte interesim për të gjatë verës pasi kaloi kohë të mirë si huazim tek Evertoni sezonin e kaluar. Por kam besim tek ai, andaj edhe mora këtë vendim. Është mirë t’i shohësh duke luajtur se bashku, duke kaluar mirë si në fushë edhe jashtë saj”, deklaroi ai.

Sot “Blutë” i pret një ndeshje shumë e vështirë ndaj Manchester United në Carabao Cup.