19:00 / 30.10.2019
“Fernandes mund të luajë në Real”
Ish-sulmuesi i Real Madrid, Jese nuk ka dyshim që ylli i Sporting CP, Bruno Fernandes mund të luajë në klubin e tij të vjetër.
Jese për momentin është huazim te Sporting nga gjiganti francez PSG. Ai ka thënë se futbollisti portugez është në nivel të lartë dhe mund të luajë për çdo klub në Evropë.
“Për mendimin tim, Fernandes mund të luajë jo vetëm në Real, por në çdo klub në Evropë. Është lojtar i Sportingut dhe i lumtur këtu. Është i koncentruar, kërkon të fitojë çdo ndeshje”, deklaroi ai.
Fernandes është i lidhur me klubet angleze Tottenham dhe Manchester United.























