Perez e vendos Iscon në shitje
BKT
Sport

Perez e vendos Iscon në shitje

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez e ka vendosur mesfushorin Isco në shitje.

Sipas mediave spanjolle, Florentino po shpreson ta shesë Iscon gjatë afatit dimëror. Disa raportime thonë që për spanjollin ka disa oferta nga Tottenham, Juventus dhe Napoli. 

Perez ka kërkuar 70 milionë euro për lojtarin, i cili nuk po arrin ta gjejë vetën në formacionin e Zidanes.

Pos këtyre skuadrave edhe Manchester City ka shfaqur interesim, pasi trajneri Pep Guardiola është fans i lojtarit.